Platforma politike “Dekada e re”, e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, po i ve themelet e besimit dhe zhvillimit, duke tërhequr pranë vetës profileve të reja profesionistësh.
Armatë e tërë të rinjësh e të rejash, kuadro me kredibilitet, gjithandej në kuvendet zgjedhore të nëndegëve, po japin modelin e reformave duke sjellur vlerë për Partinë Demkratike të Kosovës.
Me këtë potencial dhe energji të re që tashmë ka marrë hovë në shumicën e nëndegëve në qytet dhe vendbanime tjera rurale, Dega e Partisë Demokratike në Gjilan, po e dëshmon vitalitetin e saj kreativ për ndryshime rrënjësore edhe në mendësinë e qeverisjes komunale, e cila padyshim do të udhëhiqet nga PDK-ja.
Prandaj, duke shprehur konsideratën time dhe respektin për aktivistët, anëtarët, simpatizantët e PDK-së dhe gjithë pjesmarrësit tjerë që po ia shtojnë madhështinë kuvendeve zgjedhore, i uroj kryetarët e zgjedhur të nëndegëve dhe strukturat e reja përfaqësuese, të cilat javën që shkoi përfunduan me sukses zgjedhjet e brendshme demokratike, në nëndegët: III; VI; IX, XI; XIII; XIV; XV; XVI; XIX; Malishevë; Gumnishtë; Capar; Bilinicë; Livoç i ulët; Lladovë; Pogragjë; Shurdhan; Zhegër.
Me këtë rast, i inkurajoj gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë rastin t’i hyjnë garës zgjedhore nëpër nëndegë, me konkurrencë vlerash, duke e begatuar edhe më “Dekadën e Re”.