Gjykata Themelore në Gjilan, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj zyrtarëve të kompanisë “Eco-Higjiena” në Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Tre ta akuzuarit dyshohen se gjatë vitit 2013, me qëllim që vetes dhe personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, pa respektuar procedura të tenderimit kanë shitur makineri-teknike të kompanisë “Eco Higjiena”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi refuzues është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Zyhdi Haziri, pasi që prokurori rastit, Isuf Sadiku, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të hënën, është tërhequr ndjekja penale ndaj zyrtarëve të kompanisë “Eco-Higjiena”, në Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi.Prokurori Sadiku, ka thënë se pas shikimit të ekspertizës financiare dhe pas sqarimeve të ekspertit financiar, Riza Blakaj, të dhënë në seancën e së hënës, ka vlerësuar se dëmi në rastin konkret nuk i është shkaktuar kompanisë “Eco Higjiena”.
“Pas pranimit të ekspertizës, më datë 04.02.2019, përkitazi me lëndën penale PP.I.nr. 116/2016, të datës 29.06.2017, dhe dëgjimit të vet ekspertit i cili ka përpiluar këtë ekspertizë, meqë ekspertiza e tij dhe sqarimet e tij gjatë tërë kësaj seance gjyqësore, konsiderohen si fakte vendimtare për vazhdimin apo jo të kësaj çështje penale ndaj të akuzuarve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale nga neni 422, mendimi dhe konstatimi i faqes 15 të kësaj ekspertize, si dhe vet deklarimit të këtij eksperti, se kësaj kompanie nuk i është shkaktuar dëm material, atëherë, prokuroria heq dorë nga ndjekja penale ndaj tre të akuzuarve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi për shkak veprës penale të lartcekur”, ka thënë prokurori Sadiku.I akuzuari Senad Ramaj, me mbrojtësin e tij me autorizim zëvendësues, Fatos Zeqiri, i akuzuari Bajram Isufi me mbrojtësin e tij, avokat Shemsedin Piraj, si dhe i akuzuari Haxhi Qerimi, me mbrojtësin e tij, avokat Engjëll Rexhepi, kanë deklaruar se nuk kanë vërejtje sa i përket heqjes dorë nga aktakuza nga ana e prokurorit Isuf Sadiku.Ndryshe, seancën e së hënës, në cilësi të ekspertit financiar, ishte ftuar për tu dëgjuar Riza Blakaj.Në pyetjen e prokurorit Sadiku, se në këtë aktivitet të shitblerjes nëse është dëmtuar “Eco-Higjiena, eksperti Blakaj, ka deklaruar se nuk ka pasur dëm për këtë kompani.“Në faqen 14 është përgjigja, përfitimi i “Eco-Higjiena”, kur them se ka pas përfitim nënkupton se nuk ka pas humbje ose dëm. Sipas të dhënave të elaboruar nuk ka pas dëm, por ka pas përfitim”, është përgjigjur Blakaj.Sipas Blakajt, në ekspertizën e përpiluar nga ai, ka rezultuar se kompania “Eco-Higjiena”, nuk është dëmtuar, por përkundrazi, siç ka thënë ai, kjo kompani kishte përfituar.“Asetet janë të theksuara në pikat 1, 2 dhe 3 në faqen 14, me përshkrim përkatësisht konstatim se për shitjen e 3 kamionëve dhe një traktori, “Eco Higjiena” ka realizuar të ardhura në shume prej 11.263.59 euro, që është vlera, konsiderohet si përfitim i “Eco Higjienës”, sepse kjo përfaqëson diferencën e vlerës së shitjes, e cila është realizuar në vitin 2018, dhe jo në 2013, në vlerë 13.260.00 euro, ndërsa vlera kontabël në vitin 2013 ka qenë 1.996.41 euro, ndërsa pas amortizimit ligjor, në vitin 2014, vlera kontabël ka qene zero. Megjithatë nëse merret diferenca e çmimit të shitjes në vitin 2018 dhe vlera kontabël siç është kërku në vitin 2013, rezulton përfitimi nga shitja siç e theksova në shumë 11.263.59 euro”, ka thënë eksperti Blakaj.Ai ka deklaruar se në ekspertizë në vazhdimësi të saj, kishte theksuar se nuk ishte kompetent për interpretim të dispozitave ligjore.“Por, duke konsideruar si mos interpretim, ka theksuar se në konsultim me nenin 78 të Ligjit për Shoqëritë Aksionare, nr.02/L-123, subjekti “Eco Higjiena” duke qenë se është regjistruar si shoqëri jo publike, por në bazë të partneritetit publiko-privat, me më shumë se gjysmën e aksioneve, duhet të konsiderohej e drejtë e subjektit në fjalë për të vendosur se a duhet të shpallë tender–shpallje publike apo se nuk duhet, për shitjen e mallit të saj. Kjo çështje është procedu edhe në nenin 78.3 ku theksohet se një interes pronësor në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është pronë personale e pronarit dhe mund të bartet pjesërisht ose në tërësi, në bazë të marrëveshjes ose statutit të shoqërisë”, ka thënë eksperti Blakaj.Po ashtu Blakaj ka deklaruar shuma prej 70.229.17 euro, nuk ishte objekt i aktakuzës.“Në faqen e 8, 9 dhe 10 të ekspertizës, janë pasqyruar të dhënat mbi shumën e theksuar në akuzë, prej 15,170.64 euro si dhe shuma prej 70.229.17 euro, tabela nr 1. Këto i përkasin vitit 2013-2014 dhe 2015, pra vlera prej 70.229.17 euro nuk i përket vlerës së aktakuzës, sepse nuk janë asetet të cilat janë kërku të verifikohen. Për më tepër, kontestuese kanë qenë asetet e theksuara në faqen 4, pasqyra përkatëse në shumë 15.170.64 euro, pra verifikimi është kërku të bëhet për asetet në këtë shumë sipas aktakuzës, ndërsa është theksuar edhe shuma edhe me një dokument pa titull prej personave që e kanë ngrit kallëzimin, por shuma s’ka të bëj me akuzën. Për korrektësi, unë e kam theksu në tabelë, edhe gjendjen e atyre aseteve, por se kam elaboru se s’ka qenë objekt i ekspertizës”, ka thënë Blakaj.Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Zyhdi Haziri, ka njoftuar palës se më 25 mars të këtij viti, nga “Eco-Higjiena”, ka pranuar një shkresë ku i kishin bashkëngjitur edhe kontratën e partneritetit publiko-privat, e që ishte nënshkruar nga bordi, ku të njëjtit kishin propozuar që të hudhej poshtë ekspertiza e ekspertit financiar, me arsyetimin se “kompania në fjalë ishte dëmtuar dhe se autoriteti kontraktues publiko-privat ishte kompetent që të jem lidhur asetet e partneritetit publiko-privat, e jo partneriteti privat siç është nga kjo ekspertizë”.Mirëpo, mbrojtësi i të akuzuarit Haxhi Qerimi, avokat Engjëll Rexhepi, në emër të mbrojtësve të tjerë, ka kërkuar nga gjykata që shkresa e deponuar në gjykatë mos të merret si provë.“Kërkoj që këtë shkresë dhe propozimin e paraqitur në të, të datës 23.03.2019, gjykata ta refuzoj në tërësi, mos merret si provë, sepse as nuk është në aktakuzë, as organi që pretendon që e ka dërgu këtë shkresë, nuk përbën kurrfarë cilësie dhe legjitimitet për me bo parashtresë, me bo kundërshtim të ekspertizës”, ka thënë avokat Rexhepi.Ashtu që, gjykata e ka hudhur poshtë parashtresën e 23 marsit 2019, si të palejuar.“Hudhet si e pa lejuar parashtresa e deponuar në gjykatë me 23.3.2019, me arsyetim se të njëjtit nuk janë përfshi as në cilësi të të dëmtuarit në aktakuzë, si dhe nuk janë palë procedurale në këtë çështje juridike-penale, dhe s’ka legjitimitet në këtë çështje penale”, ka thënë gjykatësi Haziri.Ndryshe, sipas aktakuzës, Senad Ramaj, akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit në kompaninë “Eco-Higjiena” në Gjilan, Bajram Isufi, ish-drejtor ekzekutiv dhe Haxhi Qerimi, menaxher i Njësisë Punuese në Viti, në po të njëjtën kompani, si persona zyrtarë kanë keqpërdor detyrën dhe autoritetin zyrtar.Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2013, me qëllim që vetes dhe personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, pa respektuar procedura të tenderimit kanë shitur makineri-teknike, automjetet transportuese, të dedikuara për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, kontejnerët e hekurt të dhënë donacion nga KFOR-i amerikan, për shumën e të hollave 15,170.64 euro.Ne bazë të aktakuzës, vlera reale e mjeteve ka qenë në shumën prej 77,655.55, me ç’rast kompanisë “Eco-Higjiena”, i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.Prokuroria Themelore në Gjilan, pretendon se veprimet e të pandehurve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, vërtetohen në bazë të provave se është kryer vepra penale e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.Ndryshe, Senad Ramaj, edhe në një rast tjetër akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, në të cilin rast gjithashtu po zhvillohet një proces gjyqësor. /BetimipërDrejtësi