Edhe këtë vit shkolla e vallëzimit modern “Dancing House”nga Gjilani, përfaqësoi Shqipërinë në këto gara, në mungesë të mosnjohjes së Federatës të vallëzimit nga Kosova dhe natyrisht se sollën dhe trofeun e vendit të tretë, ku me vallëzimin e tyre mahnitën gjithë të pranishmit.
Koreografja Naski Ahmeti u nda tejet e kënqaur me organizimin dhe paraqitjen si dhe po punon në projekte të ndryshme në Kosovë e madje dhe në Greqi, mirëpo ndihet keq sepse për gjithë organizimet duhet të jenë me vetfinancim nga ana e prindërve, pa asnjë ndihmesë nga organet kulturore në qytet e vend.