Nga partia më të madhe lokale në Gjilan e cila udhëheq me pushtetin lokal Lidhja Demokratike Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat Isa Agushi i njohur si komandant Dardani,
“Nga sot kam dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga të gjitha postet e LDK-së”, tha konfirmuar për “SyriKosova Isa Agushi, pa dhënë ndonjë shpjegim tjetër.
Sipas informacioneve të “SyriKosova” ai këtë dorëheqje e ka bërë për shkak të pakënaqësive. Ai, është njëri ndër këshilltarët komunal të Gjilanit më i pasuri dhe në zgjedhjet e fundit lokale, është zgjedhur këshilltar nga radhët e LDK-së dhe i cili tash një vit ka pritur certifikimin e cila ndodhi fundjavën e shkuar.
Ishte këshilltar komunal në dy mandate, kryesues i Komisioni për siguri i LDK-së, anëtarë i kryesisë e anëtarë i Komisioni për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.
Isa Agushi, ka edhe nënshtetësi zvicerane ku edhe ka shkuar që në vitin 1990 dhe derisa në Kosovë kishte nisur lufta në vitin 1998, ai i është bashkangjitur radhëve të UÇK-së në Koshare, ku ishte disa muaj dhe ishte bashkëluftëtarë i Agim Ramadanit. Më pas ishte emëruar shef i shtabit të Zonës Operative të Karadakut, me nofkën si komandant Dardani. Po ashtu ishte edhe epror i ushtrisë jugosllave.