Ishte shtatori I vitit 1989 vit kur punëtorët I larguan nga puna pushteti sërb, mbetem pa asnjë të punësuar në shtëpi, mendoheshim se nga ti ja mbajmë, ksuhtet ekonomike u vështirsuan por u happen qendra sociale Nën Tereza ku edhe mbanim shpresën për të marrë një thes miell e dy litra vaj për të mbietuar, por edhe atëher ishin disa njerëz qe bonin namin si ma të menqur si udhëheqës të degëve, dhe sot mbaj mend kur shkova të kërkoj ndihmë përgjigja epike ishte , ti djal vllavi jot po shet piktura!!!, paramendo në vitin 1989 kishte aq pasur sa mendonin blenin piktura ????.
Dhe sot pas 30viteve erdhi koha qe njerzit vuajnë për buk, të humbin shpresat për këtë vend të kapin kryt dorë dhe gjejn shpëtim në një vend tjetër nga kush tani, dikur e dinim pse iknim por tani nga kush???
Dhe sot si çdo prind tjetër si do ta motivojmë fëmijët tanë që qëdrojnë në vend ku ka humb përspektiva, ku krimi ka arritur kulmin, ku njerëzit kërkojnë lëmoshe, ku bythlipërësat e politikanëve tmerrojnë rrjetet sociale duke ju falenderuar pasi qe ju kan siguru një vend pune, të lumt kryetarë ma i madhi në vend. Apo per këtë vit po shtrohen asfallt miliarda dollarë gjersa prindërit sorrollatën rrugëve për të sjell në shtëpi dy buk pë me mush barkun, ndërsa nëpër rrjetet sociale fëmijët e politikanëve bejnë reklama me vetura e veshje lluksoze. Çka mund te mësoj një fëmije kur në shkollë ka ndasi nga nxënësit, arsimtarët e profesorët ku notat vën jo në bazë të dijës por në bazë kurseve cilët i shkojnë mbas mësimit. Çka mundë të mësoj një fëmijë ku në rrjetet sociale sdo të gje diqka që shkruhet shqip e diqka të menqur nga portalet e famshme cilat janë hapur si këpurdhat në të cilat top lajmet jane vrasjet, rrahjet, u martua qika filanit u da qika filanit, e mos flasim per politikanet qe jane bere top figurat e shekullit.
Dhe sot gjer sa kryen nje fakultet merr nje diplome dhe prap do te gjesh veten nje puntorë kamarier, apo do punosh punen e zdrukthtarit a do te jet ky shembulli mi i mire per fëmijët tanë qe po rriten dhe te shohin nje dritë në tunelin e errësuar.
Apo te shetitësh qendren apo lagjet periferike në të cilat qdo vite do shohim ndryshime të emrave të rrugëve do duket vetja se je ne San Francisko!!!
Çka po ofron ky vend që të tjerat vende nuk e kan që sot rinia të lakmojë dhe mos ikë. Patriotizmi nuk bëhet vetëm me këngë, nuk bëhet vëtëm me fjalë, dhe siq po shihet me të vërtet sot po këndohet Kanga e Zagrebit, pasi rinia ja msyni kti vendi që së paku punë e vullnet po i ofron.
Dhe çka tjetër të flasim për të mirat e këtij vendi, dhe çka ti flasim fëmijës për kta njerëz, edhe pse per kta jo qe bien gjitha keto kritika vesh të shurdhët por i bie ma mirë (Fol e rruj vo).
Agim Hajrizi