Një femër në Gjilan është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjetit social Facebook shantazhoi viktimën femër.
Detaje të tjera nuk janë dhënë nga Policia e Kosovës për këtë rast.
Me 24.04.2019 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta përmes rrjeteve sociale Facebook, ka shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftohet nga Policia e Kosovës.