Kuvendi ka mbështetur njëzëri edhe kërkesën e Teatrit të qytetit për ndarjen e mjeteve në lartësi prej mbi 75 mijë euro, shumë kjo që, siç ka thënë Gentrit Murseli, kryesues i Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, nevojitet për kompensimin e stafit artistik dhe teknik si dhe për aktivitetet e teatrit për vitin 2019.
Përmes një postimi në Facebook, Murseli thotë se është i lumtur që në Kuvendi Komunal është mbështetur në mënyrë unanime projekti financiar i teatrit të qytetit.
Ja postimi i plotë:
Miq, jam shumë i lumtur që sot në Kuvendin Komunal është mbështetur në mënyrë unanime projekti financiar i teatrit të qytetit për vitin 2019.
Për herë të parë pas shumë vitesh aktorët kanë të sigurta pagat dhe të gjitha mjetet e tjera për të punuar në mënyrë profesionale.
SI Kryesues i komitetit për Kulturë falenderoj të gjithë anëtarët e komitetit për angazhimin.
Kjo gjë do të ishte e pamundur pa vullnetin e jashtëzakonshem të kryetarit Haziri për të mbeshtetur sektorin e Kulturës.
Gjilani do të konfirmohet si kryeqyteti i artit dhe kulturës në trojet shqiptare!
Faleminderit të gjithëve, punë të mbarë aktorëve, drejtorit dhe të gjithë stafit ❤.