F.I nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve nga aksidenti i 7 marsit në Gjilan, teksa ka ndërruar jetë 55 ditë në spital, shkruan Radio Star.
84 vjeçarja kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti që shkaktoi kamioni në qendrën e qytetit.
Kështu F.I bëhet viktima e dytë nga aksidenti i tmerrshëm, pasi që në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë edhe afaristi i njohour gjilnas, Qerim Qoqaj.
Kujtojmë që më 7 mars në qendrën e Gjilanit një kamion teksa po transportonte ujë e ka humbur kontrollin e makinës dhe kishte godityr një sër veturash dhe kishte lënë të lënduar dhjetra persona.
/Radio Star/