Të mërkurën është lëshuar për qarkullim linja e autobusit Prishtinë-ANP “Adem Jashari” dhe anasjelltas, por Ministria e Transportit ka premtuar qytetarët se shumë shpejt do të shkojnë me tramvaj nga Prishtina për në Aeroport.
Në nisjen e kësaj linje mori pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili theksoi rëndësinë e saj dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajit që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit “Adem Jashari”.
Kadriu po ashtu theksoi angazhimin në të ardhmen që çmimi fillestar prej 3 euro të zbritet, sepse kjo do të ndikonte edhe më tepër që kjo mënyrë e lëvizjes në këtë relacion të bëhet edhe më e përdorshme nga të gjithë.
“Jemi të hapur që komunës së Prishtinës t’i dalim në ndihmë edhe në sektorë të tjerë, ku do të ndikonim pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e tyre”, tha në fund Kadriu.ë /Metro