Për më shumë se 40 ditë zyrat e gjendjes civile në Kosovë nuk janë të furnizuara me certifikata, pas anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.
Në vend të tyre qytetarëve po u jepen certifikata të printuara në letër të thjeshtë A4, me të cilat po kanë vështirësi të udhëtojnë me fëmijë jashtë vendit.
Bashkësinë Lokale të lagjes “Dardania” në Prishtinë se me certifikatat aktuale nuk ka mundësi të udhëtojë bashkë me fëmijët për vizitë te familjarët në Luginë të Preshevës, pasi që të njëjtat nuk pranohen nga autoritetet serbe. “Me këto certifikata të lindjes për fëmijët nuk mund ta kaloj kufirin për në Serbi”, ankohej ai./Zëri/