Mbrëmë teatri i qytetit të Gjilanit u stërmbush me spektatorë, kryesisht fëmijë për të cilët kishte program të larmishëm kulturor e artistik të organizuar nga Naski Ahmeti koreografe në “Dancing House”.
Si gjithmonë “Dancing House” sjell risi në qytetin e Gjilanit duke ofruar programe vallëzimi modern e popullor, sfilatë mode, këngë live, të gjitha këto me hyrjen falas.
Prindërit e fëmijët u ndan tejet të kënaqur me këtë organizim që i mungon qytetit tonë e fëmijë të kënaqur vallëzonin edhe nga publiku.
Ky organzim u mbështet nga Swiss Insvest, Ar Katana, Uji Miros, Produksioni Video Art, Bella Desing, Studio Timma beauty, Nesa Decor, kopshti i femijeve “Poema” dhe “Melandi”.