Në sallën e Tetarit të qytetit në Gjilanit, Këshilli i Bashkësisë Islame, organizoi tribunë të hapur me qytetarë, të cilën e udhëhoqi krye imami i KBI të Gjilanit Iljaz Mustafa. Me këtë rast për temë ishte vlera shpirtërore dhe shëndetësore e agjërimit.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame ef. Naim Aliu, të pranishmëve iu shprehi mirëseardhje duke iu uruar agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit .
Për rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit z. Aliu tha: “ Muaji i Ramazanit besimtarin e pajis edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë, dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin”.
“Ramazani është muaji ku na bashkojnë edhe më tepër ibadetet e namazit, syfyrit e iftarit, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotiit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt më familjen, farefisi e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit” tha ndër të tjera z. Aliu.
Porosia e kryetarit të KBI të Gjilani z. Aliu ishte “ le të na shërbej muaji i Ramazanit si shansi më i mirë për të zgjatur duart tona kah skamnoret , jetimët, të gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë. Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur.Ndaj lypset nga ne të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë më të dinjëtetshme, për të gjithë ata që e duan këtë vend ku i Madhi Zot na ka krijuar”.
Në sallën e përplot besimtar në tribunë në lidhje me vlerat shpirtërore të agjërimit foli Sabri Bajgora Kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndërsa Dr. i mjekësisë sportive, Agron Rexhepi, foli për rëndësinë e agjërimit për shëndetin e njeriut.
Për ta bërë edhe më madhështorë këtë ngjarje, korri i vajzave të medreses Alaudin, paraleja në Gjilan, këtë ngjarje të jashtëzakonshme e përmbyllën me disa Ilahi shumë të bukura.