Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar. Në një moment ku po diskutohej mbi fenomenet e dhunës në stadiume, trajneri kryeqytetas dha një mendimin e tij mbi çfarë nuk shkon në Shqipëri. Ndër të tjera Duro foli dhe mbi eksperiencën në Kosovë si trajneri i Dritës së Gjilanit, transmeton Gazetasheshi.com.
“Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”.
Duro drejtoi mori për afro gjashtë muaj, teksa u largua pas eleminimit nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës.