Policia e Kosovës, në raportin zyrtarë të saj ka njoftuar se gazetari i këtij mediumi, Irfan Maliqi është kërcënuar nga dy profile të ndryshme të rrjeteve sociale. Të njëjtat raste, ky i fundit i ka raportuar në Policinë e Kosovës, e cila po merret seriozisht me to.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se, ankuesi shqiptar, shtetas i Kosovës, gazetar në ,,Plus Televizion’’ në Viti, raporton në Stacionin e Policisë së Kosovës në Viti, se para disa ditësh në profilin e Facebook-ut të mediumit ,,Plus Televizionit’’ kanë pranuar mesazhe kërcënuese nga dy persona me adresa të ndryshme të profilit. Dyshohet se mesazhet kërcënuese vijnë pasi që Televizioni ,,Plus” kishte publikuar dy lajme në portalin e këtij mediumi. Rasti procedohet në njësitin e hetimeve.