Teuta Çoçaj i ka dedikuar një shkrim të veçantë e cila rrëfen kohën kur prindi i saj punonte për familjen dhe qytetin e Gjilanit.
Postimi i plotë i Teuta Çoçaj
Gjithçka fillon prej Zeros..Fillon një biznes të vogël larg vendlindjes dhe larg familjes në një vend ku nuk njeh askënd, jep gjithçka nga vetja që ky biznes të ecë mbarë, kalojnë disa vite dhe fillon të shpërblehet mundi, merr përkrahjen e qytetit ku vepron të cilët i japin kurajo për të vazhduar edhe më tutje.
Nga një biznes i vogël fillon të zgjerohet dhe të ofroj edhe më shumë produkte, edhe më shumë mundësi që qytetarët të jenë të kënaqur..
Pastaj nga 1 jemi bërë 2, Hyrja dhe dalja e qytetit të bukur të Gjilanit zbukurohet edhe më shumë me firmën tonë.
U mundua aq shumë dhe arriti shumë për një kohë shumë të shkurtër, ndoshta sepse e ndjente që ishte jetëshkurtër dhe donte t`i siguronte gjitha të mirat për familjen po gjithashtu edhe për rrethin e tij.
Ai nuk arriti t`i gëzonte të gjitha ato që me shumë mund dhe me djers i fitoi, e mori Allahu afër vetës (pasi që thonë se njerëzit e mirë nuk jetojnë shumë në këtë botë, plotësisht e vërtet)..
E ne si familje, mbetëm pa një kryefamiljar, pa një vizionar, pa idhullin e tonë që çdoherë gjenin mbështetjen e pafundme në fjalët e tij, në dashurinë, humanizmin dhe dhembshuri,
karakteristika këto që Qerimi shquhej për to. Por, gjithmonë krenar, ballëlartë për babain që patëm ,tanimë ne si familje po e vazhdojmë aty ku Qerimi e la, për të ja zdritur fytyrën edhe më shumë, me shpresën që edhe Qerimi do të ndihej krenar për ne ka shkruar