INVESTIME PËR T’IA KTHYER JETËN NJË FSHATI TË HARRUAR
Tërstena, e lënë anash nga institucionet lokale dhe qendrore, me një natyrë të bukur e tërheqëse, aktualisht është me pak banorë.
Shumica e shtëpive të banuara dikur, kanë mbetur gërmadha.
Për të kthyer jetën në këtë fshat, familja Dërvodeli ka investuar qindra mijëra euro në ndërtimin e një ferme.
Deri tash ka siguruar mbi 500 dele, 30 lopë qumështore , 2 kuaj dhe mbi 500 pula.
Pronari Sadik e Blerim Dërvodeli thotë për Kamenica Press se vështirësia më e madhe në punën e tij është rruga e paasfaltuar.
“Shpresoj që kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati do të na ndihmojë rreth rregullimit të infrastrukturës deri në fshat, pasi po na krijon shumë vështirësi. Ne nuk do të ndalemi, do ta rrisim kapacitetin dhe do t’i rrisim investimet në fermë, për të krijuar ushqime bio dhe mbi të gjitha për të kijuar vende pune”, thotë ai.
Produktet tona tregtohen pothuaj në tërë Kosovën. Jemi të vendosur që të jemi në treg vetëm me cilësi.
Dëvodeli kërkon nga kryetari Kastrati t’ia bëjë një vizitë fermës.
“Komuna na ka ngarkuar me tatime dhe jemi të rregullt në pagesa, shpresojë që qeverisja e Komunës që t’i ketë në prioritet njerëzit që kanë për qëllim t’ia kthejnë jetën fshatrave të braktisura dhe që krijojnë vende pune”, shprehet Dërvodeli