Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me m ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha” në vlerë prej 250 mijë euro.
Kryetari Haziri falënderoi ministrin Matoshi për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Komunës ë Gjilanit në realizimin e projekteve mjedisore.
Matoshi e Haziri janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare, të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan.
Ministri Matoshi ka thënë se MMPH këtë vit në Gjilan së bashku me komunën investon edhe në rregullimin e parqeve dhe zonave të gjelbërta rreth Mirushës dhe investimi i tërësishëm në hapësirat gjelbëruese në Gjilan sipas këtij projekti arrin në vlerën e 700 mijë eurove.
MMPH mbështet dhe financon në Gjilan edhe 3 projekte tjera, Pastrimi i shtretërve te lumenjve Morava dhe Stanishorka, Krijimi i zonave të gjelbërta në Gjilan dhe Ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Doberqan-Gjilan.
Ministri Matoshi ka thënë po ashtu se Komuna e Gjilanit është fituese edhe e grantit të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Të gjitha këto projekte do të ndikojnë pozitivisht në përmirësim të gjendjes së mjedisit, evitim të përmbytjeve dhe ruajtje të biodiversitetit, për të mundësuar një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim të bujqësisë dhe veprimtarive tjera”, theksoi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi u shpreh i bindur që këto projekte do të realizohen me kohë dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komuna e Gjilanit.
Ai po ashtu Inkurajoj kryetarin që të vazhdoj me angazhimin e tij në përmirësimin e gjendjes se mjedisit ne këtë komunë dhe për këtë përkrahja e Ministrisë nuk do të mungoj.