Shkruan: Avni Rudaku
PDK është stërkequr
PDK është një parti me aq shumë vjet pushtet, e po aq edhe me skandale. Historia e saj si luftë guerile, është armë e fortë, autostradat edhe me miliona të dyshimta, do të jenë pjesë e gjurmëve të saj të pamohueshme (edhe kur e urren çmimin super të shtrenjtë, e të bie kah autostradat e bukura, të del si hije Hashimi!); edhe kur e kritikon për pagat në rritje, fol ti, ai i rriti; momenti i zënë historik i shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, po ashtu. Ndërsa sot është bërë sinonim i skandaleve të panumërta; aferave më të paskrupullta.
PDK duhet t’i kthehet vetes; ta pastrojë shtëpinë dhe së paku tetë vjet, i duhet rinovim. Sa ma shumë vonohet, do të bëhet mjedis i përshtatshëm për myshqe, merimanga… Do të bëhet edhe me nevojën për pastrim kimik sikur disa rroba të ndjeshme!
PDK duhet t’ia fillojë një procesi të vetëreflektimit të thellë!
Për momentin, duket shumë e gërditshme. Po vjen koha që duke ngrënë bukë, të themi: Mos fol për PDK, se jemi tu hangër bukë!!!
Prej Prontos – audioincizimeve e deri në video-skandale (imazhe lëvizëse), PDK është stërkequr!
PDK vetë s’kthjellet, por i bëj thirrje elektoratit të vet, ta ndëshkojnë me vota! Pushteti i ka konsumuar shumë dhe ka ekspozuar shumë vepra të tyre të pafalshme!