Ndoshta askush nuk do ta kishte menduar, madje as edhe në ëndrrat më të këqija se Gjilani me buxhet ‘milionësh’ mund të përfundonte në zonën e barazhit, për më tepër që kishin mbyllu dimrin në top 4-shen e madhe, shkruan Gazetasheshi.com
‘Kuqebardhët’ rikthehen në pikën zero, aty ku ishin pesë vite më parë, teksa luanin një ndeshje barazhi për ta diskutuar Superligën.
30 Maji është dita vendimtare për të ardhmen e klubit gjilanas që tashmë pritet të luajë për “Gjithçka ose asgjë”.
E lehtë nuk do të jetë aspak, pasi që përballë tyre është Besa, një tjetër klub me traditë, por për dallim nga Gjilani, tashmë pejanëve iu ka mbetur vetëm emri, pasi që në edicionet e fundit janë përballur e probleme të vazhdueshme financiare dhe organizative.
Por, përpara se të shkojmë në ‘finalen’ e së enjtes mësoni disa arsye pse Gjilani i duhet Superligës.
Presidenti
Florim Zuka, president i SC Gjilani
Ardhja e afaristit të njohur kosovar Florim Zuka në krye të klubit ‘kuqebardh’ ka sjellë stabilitetin e munguar prej vitesh në klub, teksa tashmë paratë janë problemi më i vogël për gjilanasit.
Dy vite e gjysmë që kur mori drejtimin e klubit Zuka nuk është kursyer për as edhe një moment të vetëm për klubin dhe njihet si njëri ndër presidentët më korrekt në vend.
Investimet e tij tashmë kanë kaluar në miliona dhe megjithëse janë ende larg për tu shpaguar, ekziston një fije shprese duke nisur nga dita e enjte, kur Gjilani do kërkojë ‘biletën’ e Superligës edhe për një edicion më pas: “Do të shihni atë se çfarë nuk e keni parë deri më tani”.
Trajneri
Gentjan Mezani, kryetarajner i SC Gjilani
E mori drejtimin në momentin më kritik duke rrezikuar edhe të ardhmen e tij. Gentjan Mezani nuk ishte ballafaquar më parë me këtë situatë, por vlonjati ia ka dalur gjithmonë.
Rezultatet nuk janë treguesi më i mirë për cilësitë që posedon 43 vjeçari, pasi që Gjilani ka ndryshuar jo pak me ardhjen e tij.
Ndoshta edhe mund të bëhet ‘kurban’ i një sezoni aspak të dëshiruar për gjilanasit, por në rast se arrinë të mbijetojnë: Mezani e meriton edhe një tjetër mundësi.
Tifozët
Tifozët e SC Gjilanit – “Skifterat”
Ndoshta mund të ishin edhe arsyeja e parë. Ata që nuk u ndalën asnjëherë edhe pse të lodhur prej vitesh me rezultatet e munguara të ekipit të tyre të zemrës, pushtuan çdo stadium në Kosovë për ti dhënë jehonë këngës së tyre për klubin që rrallë herë ishte në nivelin e tyre.
Një fitore në derbin lokal ndaj Dritës nuk mjafton për “Skifterat” që meritojnë shumë më shumë. Prej vitesh duke luajtur për ‘finalet’ e mbijetesës, tashmë ka ardhur koha që të shohin ekipin e tyre duke luftuar për ‘finalet’ e trofeve.
Superliga nuk e ka luksin të humbet një grup tifozërie si “Skifterat” edhe ashtu në një kampionat të zbehur në tribuna, kur dy grupet e tifozërive shihen përballë vetëm kur “Skifterat” vendosin të udhëtojnë në transfertë.
Tradita
Gjilani është njëri ndër klubet që ka zhvilluar më së shumti edicione në Superligë, gjithsej 14-të.
Në futbollin e pasluftës në vendin tonë, Gjilani ishte një superfuqi, teksa u bë klubi i parë që arriti të triumfoj në Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës në edicionin 1999/2000, shkruan Gazetasheshi.com.
Nami dhe shkëlqimi i Gjilanit ka humbur prej kohësh, por vitet mbesin vetëm numra për të treguar sakrificën dhe traditën e “Skifterëve” në rankun elitar.
Superliga dhe Gjilani mbetet një histori dashurie më interesante se ajo e “Romeos dhe Zhuljetës”, përplot e mbushur me aventura, triller dhe vepra që pak klube në Kosovë kanë mundur ti bëjnë ndër vite.
Projekti
Është koha që Gjilani të luftojë për trofe dhe Superliga i detyrohet edhe për një rast tjetër. Megjithëse luajnë ndeshjen e barazhit, ‘kuqebardhët’ janë me mendje në kampionatin vijues, pasi që shumë gjëra do të ndryshojnë, mëson Gazetasheshi.com.
Presidenti Zuka ka premtuar një projekt të madh për Gjilanin kampion, duke rritur numrin e investimeve dhe duke sjellur në skuadër emrat më të mirë të futbollistëve vendor dhe atyre të huaj.
Për të ardhur deri te një tjetër mundësi e rradhës gjilanasit duhet të fitojnë ‘finalen’ e parë nga shumë të tilla që do ta presin në vazhdim të historisë.
/Gazeta Sheshi/