Bizneset në qytetin e Gjilanit kanë dalë kundër vendimit i cili pritet të merret së shpejti nga autoritetet komunale në lidhje me shpalljen e ditës së diel, si ditë pushimi, shkruan Radio Star.
Komuna e Gjilanit ka paralajmëruar se një vendim i tillë për ta bërë ditën e diel si ditë pushimi në gjithë sektoret privat, pritet të sjell jo pak reagime nga bizneset.
Një vendim i tillë nuk do të ishte aspak i mirëpritur nga bizneset që operojnë edhe të dielave.
Ky propozim pritet të futet në rendin e ditës pas një muaji, pasi që propozimi është vendosur për ty shtyrë për muajin e ardhshëm.
Kujtojmë që Komuna e Mitrovicës tashmë prej kohësh ka marrë vendimin e pushimit ditën e diel./RadioStar/