Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.
Faqe nga ky test kanë filluar të publikohen edhe online./klankosova/
Fotografia më poshtë
Testimi i nxënësve do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 13:00, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor.
Testi do të mbahet në 110 qendra të testimit dhe përmban 100 pyetje, ndërkaq edhe sivjet nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.
Formati i testit është i njëjtë si i viteve paraprake; pra testi përmban këto lëndë: Gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori, gjeografi, matematikë, informatikë, fizikë, kimi, biologji.