Propozoj diçka:
MASHT-i le t’i propozon shkollave që në orën e parë të mësimit, gjatë javës së ardhshme, të flitet për romët dhe vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar dhe kalojnë edhe sot si popull, dhe se gjendja e tyre flet edhe për neve tash e tutje. Sipas krejt gjasave, gjenerata e lindur pas luftës në Kosovë, është e shkëputur nga stereotipi prindëror dhe ka kaluar drejt e në diskriminim agresiv. Sulmuesit 17 vjeçarë janë lindur në vitin 2002. Po ashtu, javën e dytë, të flitet edhe për transversët, metroseksualët, lumberseksualët etj., në mënyrë që të mos habiten kur shohin njerëz që për ta janë të “çuditshëm”.