Një vajzë 17 vjeçe nga fshati Capar i Gjilanit ka vdekur nga kontakti me rrymën që ka pasur. Familjarët kanë thirrë emergjencën dhe policinë në vendin e ngjarjes, të njejtit vajzën e kanë nisur për Spital, megjithatë gjatë rrugës janë takuar me autoambulancën ku ekipi mjekësor edhe e ka konstatuar vdekjen e saj, raporton Gazeta Express.
Trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, tha një burim brenda policisë së Kosovës për Gazetën Express.