Me mbi 300 pjesëmarrës, Livoçi i Ulët ka zgjedhur të hënën në mbrëmje Këshillin e Fshatit të përbërë prej shtatë anëtarëve, ku kryetar u zgjodh Sami Mehmeti.
Mbarëvajtjen e procesit e ka përcjellë Komisioni Komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve, i cili është i përbërë sipas përfaqësimit politik të partive në Kuvend, dhe një përfaqësuesi të shoqrisë civile.
Kryetari i këtij Komisioni, Avdyl Aliu, ka njoftuar se zgjedhja e këshillit të Livoçit të Ulët është bërë me votim të fshehtë, duke shtuar se procesi ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem.