Ndryshe nga shkrimet tjera, ky shkrim do jete direkt dhe i drejtperdrejt per persona dhe institucione te caktuara, te cilat nuk jane treguar perkrahes dhe ‘’krah i djathte’’ ne rrugen qe ne kemi zgjedhur ta bejme, dhe ne ate qe ne e bejme me se miri e qe e kemi deshmuar me fakte.
Ne aktualisht ndodhemi ne shtetin e Italise, duke e perfaqesuar shtetin e Kosoves dhe te Shqiperise ne festivalin ‘’Eurokids’’ festival ky shume prestigjioz dhe me vlera te medha. Derisa kemi arritur ne kete dite, ne kemi kaluar ne shume rruge me pengesa, sakrifica e sfida financiare, sepse dihen kushtet tona, keshtu na eshte dashur qe te shkojme me financa vetanake tash e 8 here me rradhe, perkunder shteteve tjera qe kishin mbeshtetje maksimale ne te gjitha aspektet e mundshme.
Jemi te deshperuar dhe te mllefosur me udheheqesit tane qe nuk na jane gjetur asnjehere prane, e qe e meritojme nuk diskutohet, modestia anash.
Shpresojme qe gjithcka do bie ne vend te vet, sepse ne kete menyre nxenesat po humbin motivin dita dites ne rrugetimin tyre drejt suksesit per ta bere krenare shtetin e tyre, e pastaj do ankohemi per mungesen e sukseseve, por qe do jete shume vone !
Arta Haziri-Nuhiu