Ardhja e bashkëatdhetarëve nga diaspora, bizneseve iu zgjatet orari i punës në Gjilan
Të gjitha bizneset në komunën e Gjilanit do të ju zgjatet orari. Kjo vjen pas vendimit të kreut të Komunes Lutfi Haziri shkruan Radio Star
Këtë e ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur sot, Kryetari Lutfi Haziri i cili ka thënë se këtë vendim e ka marrë për sezonen verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së bashkëatdhetarëve nga diaspora.
Kjo zgjatje e orarit të punës fillon prej datës 01.07.2019 deri më 01.09.2019, ku bizneset në Gjilan mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës deri në ora 02:00./RadioStar/