Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë se aksioni policor është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Aksioni i policisë është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Detaje se kush ka qenë cak i këtij aksioni do t’i japim më vonë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë në media u raportua se ky aksion ka të bëjë me konfiskimin e armëve ilegale.
Theksojmë se aksioni i fundit i policisë i cili më pas u përcoll me një mori arrestimesh, u zhvillua në veri të vendit.