Duke iu referuar transferimeve, ardhjeve të reja dhe përbërjes së skuadrave kuptohet që klubet gjilanase e nisin kampionatin e ri me objektiva të mëdha dhe kjo mbetet të shihet nga performanca e skuadrave në edicionin 2019/20 të Superligës së Kosovës në futboll.
Vlera e Kf.Gjilanit sipas pagesave të futbollistëve e bënë atë ekipin më transferimet me të shtrenjta në këtë afat kalimtar. Sipas transfermarkt.de vlera është hiq më pak se 2 milionë e 530 mijë euro.
Më ardhjen e nëntë transferimeve, vlera e skuadrës është rritur dukshëm. Tomislav Busic dhe Gerhard Progni janë më të shtrenjtit e skuadrës gjilanase, Kf.Gjilani.
Busic kushton 325 mijë euro, ndërsa Progni kushton 275 mijë euro.
Shumica e lojtarëve që kanë ardhur kanë shumë mbi 150 mijë euro, kurse nga lojtarët vendor më i vlefshmi është Kushtrim Shabani me 75 mijë euro.
Ndërsa, rivali lokal i Gjilanit, FC Drita radhitet i treti, me vlerë prej 2 milionë e 33 mijë eurosh.
Në këtë listë, i dyti vjen Kf. Feronikeli me 2 milionë e 48 mijë euro, ndërsa mbi 1 milion euro kanë blerë lojtarë skuadrat Llapi, Ballkani, Flamurtari dhe Trepça ’89.