Banoret nga lagjja “Dardania 1” e Gjilanit, ka disa ditë që përballet me mungesë të ujit të pijshëm shkaku i mos furnizimit nga Ujësjellësi “Hidromorava”.
Banoret detyrohet që në mënyra të ndryshme dhe larg me kilometra ta sigurojë ujin për pije derisa edhe pusit që e ka në oborrin e shtëpisë, ka nisur t’i bjerë niveli i ujit.
E kova e mbushur vetëm me një sasi të vogël të ujit nga ujësjellësi, sipas tij, e tregon më së miri gjendjen që është bërë e papërballueshme për ta.
Ankesa kanë edhe banorët e tjerë që thonë se janë lënë anash dhe shprehin shqetësime se si ka mundësi që lagjet e tjera të kenë ujë,dhe disa të tjera te ken reduktime të mëdha duke editur dhe temperaturat e larta qe po mbretrojn në vendin tonë.
Ndersa nga “Hidromorava”thonë se po mundohen që lagjeve të tjera t’ua ndalin ujin dhe të kenë reduktime në mënyrë që te gjitha lagjet dhe fshatrat te ken sipas orarit te reduktimeve ujë të pishem.
Sidoqoftë, Komuna e Gjilanit ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit, të pijshëm për shkak të rënies drastike të nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës.