Nëse jeni familjarizuar me këto pamje në çdo stinë, sigurisht do të jeni familjarizuar edhe me këtë qeverisje. Ne si opozitë, e përgatitur për ta rikthyer qeverisjen për qytetarin, nga një punë na kanë dalë dy. Me heq qeverisjen apo me ua heq bërllokun. Duhet me heq të parën, që të hiqet e dyta. Ju do ta hiqni qeverisjen me votë, ne do ta heqim bërllokun me punë.
Aftësia menaxhuese e kësaj qeverisje kuptohet nga pasojat që lënë projektet e tyre të pakryera, si pasojë e mosmbikëqyrjes dhe menaxhimit të dobët.
Projektet normalisht bëhen për qytetarin, ndërsa gjatë këtyre viteve, qytetari ka qenë viktimë e projekteve sepse projektet janë bërë për llogari të pushtetarëve, për përfitime të ndryshme partiake e për marketing politik.
Fotot tregojnë se ku është përfitimi i qytetarit nga këto projekte.
Ndërsa projektet të cilat i shihni në foto, në fushatë e në konferenca, apo dhe në kuvendin komunal, janë këto që prezantohen si projekte dhe si investime. Po i postojmë këto foto vetëm që ta dini se çfarë quan projekt kjo qeverisje. Ky është ilustrimi më i mirë i performancës, i kapaciteteve, i aftësisë e i përgjegjësisë së kësaj qeverisje.
Qytetarit të Gjilanit, me PDK-në do t’i rikthehet shpejt, qeverisja e investimeve, e transformimit, e mirëqenies, e rendit, e shërbimeve, e pastërtisë dhe e gjelbërimit.
Riza Abdyli, shef i GK të PDK-së në KK Gjilan