Sekretari i Përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë Bujar Cakolli, ka thënë se LDK-ja, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
Ai ka parashikuar që tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare.
Sipas tij, fitues i zgjedhjeve do të jetë PDK-ja, ndërsa koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli.
Kurse Lutfi Haziri, sipas Cakollit do të jetë kryeministër.
Postimi i plotë i Cakollit në Facebook:
LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.
Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.
Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së.