Kryetari i Gjilanit, njëherësh Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po cilësohet në komunën e tij si kryeministër në ardhje, shkruan Gazeta Express
Kryeministër në ardhje po e quan Hazirin Kryerari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, i cili ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi bashkë me Hazirin.
“Një foto me kryetarin e Gjilanit dhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës z.Lutfi Haziri”, ka shkruar Murseli sipër fotos së publikuar.