GJIMNAZI “ZENEL HAJDINI”, GJILAN
PENSIONIMI I PROF. REFIK REXHEPAJ
Sot, në mbledhjen e mbajtur në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, përveç pikave të tjera, një pikë e veçantë ishte edhe takimi përshëndetës me rastin e pensionimit të kolegut tonë Refik Rexhepaj, i cili dha kontribut të veçantë në edukimin e shumë brezave.
Drejtori i shkollës z. Sami Hoxha në fjalën e tij të rastit, e përgëzoi profesorin Refik për gjithë atë angazhim në mësimdhënie, gjatë tërë këtyre viteve sa ishte aktiv në arsim. Nga një fjalë rasti e patën edhe zëvendës drejtori z. Nexhat Buzuku, si dhe profesorët Tahir Dalipi e Arben Zeqiri.
Nuk mungoi as mirënjohja dhe dhurata modeste që do t’i mbetet kujtim i përjetshëm profesorit të nderuar, të cili i dëshirojmë të gëzojë shëndet e të presë edhe shumë vite të tjera në pension.