Në cilësinë e zv. Ministrit për Pune të Brendshëm dhe njëherit Koordinatorit Nacional për Migrimin gjatë gjithë punës time jam angazhuar që të punoj në krijimin e një baze ligjore që do të mundësonte qytetarëve shqiptar të ardhur nga Lugina e Preshevës e që kanë probleme me dokumentacion në Republikën e Kosovës dhe jo vetëm të shqiptarëve por për gjithë të huaj të pajisen me dokumente te shtetit tonë.
Gjithmonë kam pasur në konsideratë edhe anën e të drejtës ndërkombëtare private për të reflektuar edhe sistemin tonë pozitiv të drejtësisë.
Pas një pune të gjatë, së bashku me ekipe profesionale dhe ekspert të fushës është arritur të dra ftohet edhe një akt nënligjor i cili përcakton edhe anën procedurale për leje qëndrim në procedurë të jashtëzakonshme.
Duke e marr për bazë momentumin politik dhe juridik pra pamundësinë e nënshkrimin të aktit për shkak se jemi në detyrë, besoj qe pas një periudhe shumë të shkurtër do të nënshkruhet dhe qytetarët të cilët kanë jetuar dhe vepruar në Republikën e Kosovës do të kenë dokumentacionin e shtetit tonë.