Miq, dashamirë dhe mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kam kënaqësinë që në prag të zgjedhjeve nacionale të ju adresohem si kandidat i nominuar për deputet në kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëherit nominimi im në këtë listë shpreh vullnetin dhe vlerësimin nga ana partisë për të përfaqësuar dinjitetshëm programin, objektivat dhe strategjinë e LDK-së për Kosovën evropiane si dhe për më shumë prosperitet, demokraci, zhvillim, edukim të mirë dhe punësim.
Si gjithmonë, unë do të përpiqem që të jem zëri juaj në parlament, dhe të përfaqësoj interesat e çdo brezi dhe çdo qytetari, duke ju mbetur besnik si përherë në parimet morale, profesionale dhe ideologjike që neve na bashkojnë.
Besimi në vlera tona tradicionale si familja, kombi dhe shteti na ka mbajtur të bashkuar nëpër dekada përkundër sfidave të ndryshme, andaj, si rezultat i kësaj lidhje në mes nesh dhe me mbështetjen tuaj si gjithmonë unë do të marr përgjegjësinë time si deputet qe të përfaqësoje këto vlera gjatë mandatit të ri Parlamentar dhe në përkrahje të plotë të Znj. Vjosa Osmanit si Kryeministre e ardhshme Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë të cilën e ndërtuam të gjithë së bashku ashtu, si ndërtuam frontin e madh demokratik për Liri, Pavarësi dhe Demokraci nën drejtimin e Presidentit Rugova, andaj me besim të plotë tek ju ndihem i nderuar që të ftoj të gjithë demokratët e të gjitha brezave të na bashkëngjiteni në projektin e ri drejt shtetndërtimit dhe integrimit te Kosovës në familjen evropiane.