Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në Lagjen VIII, gjatë ceremonisë së organizimit të hapjes së nënshtabit atje në krye me Fahredin Hajdarin, kanë konfirmuar Besëlidhjen me mobilizim të jashtëzakonshëm, duke thënë njëzëri se po vie forca e ndryshimit.
Gjatë adresimit para të pranshmëve, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, i ka përgëzuar strukturat e partisë në Lagjen VIII për punën, angazhimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, përkatësisht kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët pët deputet nga Gjilani.
Falënderim për mikpritjen kanë shprehur edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi e Imet Rrahmani, sikurse edhe anëtari i Shtabit të Degës, njëherësh shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK’së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu.
Ndërkohë, të martën në ora 19:00, hapet nënshtabi i LDK’së në lagjen “Arbëria”.