Shkruan: Fitim Redenica
Nënkryetari i LDK-së dhe njekohesisht kryetar i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka dëshmuar çdo herë që për të arritur deri te proceset triumfuese, duhet që ai të jetë udhëheqës i politikave garuese. Jo rastësisht iu janë besuar politikat zgjedhore të LDK-së në qendër. Ai ka triumfuar në çdo garë duke i udhëhequr ato në mënyrën më të mirë të politikbërjes. Filozofia e tij politike mbështetet në tri parime kryesore: gadishmëri, besim dhe kreativitet në vetvete. Ai me këto shtylla kryesore të filozofisë së tij udhëheqëse arrin ta ndërtoj bazamentin kryesorë të garantimit të çdo fitoreje pas çdo procesi garues. Ai shquhet për organizime të cilat e bëjnë të përgjegjshëm dhe energjik në proces, ku gjithmonë zgjon mbështetje të rrethit me të cilët punon por edhe gjenë përkrahje të fuqishme të të gjithë qytetarëve. Si garancë të tij politike është se Lutfi Haziri, si shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, së bashku me ekipën mbështetëse, do ta shkruaj edhe njëherë historinë politike, sepse është i vetmi politikan që pas çdo gare do të jetë i pamposhtur, ku me këtë do të krijoj një standart të ri në politikë, që do të thotë, se për të triumfuar, gjithmonë duhet të jetë ekipa e sigurt ajo e cila e krijon bazamentin e garancës. Të gjithë ne e njohim bagazhin e tij intelektual, admirimin e tij të madh nga qytetarët, faktin që e njeh e gjithë bota demokratike, dhe garantimin e tij të fitorës para çdo gare ku ai është pjesmarrës. Edhe tash në ekipën udhëheqëse si shef i shtabit, Lutfi Haziri, do të garantoj rekordin e tij të fitoreve plebishtare, duke triumfuar bindshëm me ekipën e tij. Ai do të mbetet ikonë e mobilizimit të LDK-së për fitore të sigurt dhe për garantim të shpresës për qytetarët. Lutfi Haziri, po e ndjek dhe pason filozofinë Rugoviane, me shkathtësite tij, mendjendritësinë e tij, dhe vizionin e tij për të ardhmën e LDK-së dhe të shtetit në përgjithësi. Ai brenda LDK-së dhe për Republikën po kryen misionin e tij të shenjtë, misi që nuk është aspak i lehtë, për të krijuar politika zgjedhore që të dalim bindshëm triumfues. Në të shihet sinqeriteti pa ndikime euforike, ku buron puna dhe angazhimi i tij i pandalshëm. Idetë paqësore që burojnë nga shpirti i tij, janë udhërrëfyes i kthimit të shpresës për të gjithë qytetarët. Edhe qyteti i Gjilanit njihet si bastion i LDK-së, për shkak të punëve të pazëvendësueshme të kryetarit Haziri, drejt angazhimit të tij të vazhdueshëm për ndërtimit e jetës publike për të gjithë qytetarët. Në këto zgjedhje, me politikën e tij udhëheqëse, me krijimin e shtabit zgjedhor brenda LDK-së në Gjilan, por edhe falë punës së jashtëzakonshme të nënshtabeve zgjedhore, LDK-ja në Gjilan do të jetë garancë e rritjes plebishtare të përkrahjes nga qytetarët, dhe dyfishim i votave të fitorës së fundit. Politikat zgjedhore të Lutfi Hazirit, ndikuan që të gjithë të angazhohemi në terren, dhe ta garantojmë rritjen e përkrahjes për LDK-në, duke e fuqizuar kandidaten tonë për kryeministre znj. Vjosa Osmani, duke i garantuar përkrahjen e fuqishme në Gjilan por edhe përtej. Pra, Lutfi Haziri, është personalitet i cili e percepton fuqimisht politikën, arsimimi i tij, si i përgjithshëm dhe politik, dhe hapësira që ai vepron do të rritet, do të përcakton rritjen e vlerës së LDK-së në këto zgjedhje dhe kthimin përfundimtar të qeverisjes nga njerëz të përgjegjshëm dhe kredibil. Formula e tij matematikore për fitore të sigurt, është dëshmia më e mirë se në LDK ka njerëz të rritur dhe të pjekur nga politika Rugoviane, të cilët garantojnë kthimin e kohëve të arta fitoreve të LDK-së së Ibrahim Rugovës. Jemi të mobilizuar më shumë se kurdoherë, që më 6 tetor të jem vendi që më nuk do të përjetojë asnjë bllokadë pas zgjedhjeve, do të kthehet dinjiteti dhe shpresa për çdo njërin prej nesh.LDK me politikën zgjedhore të Lutfi Hazirit, do të konfirmohet se është partia me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Tridhjet vjetori do të festohet bashkë me qytetarët, si parti e cila posedon dinjitet, kulturë politike dhe trasim filozofie. Politikat dhe orientimet strategjike të saj më 6 tetor do t’i përcakton historia e saj, identifikuesit e saj, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së.
Po e përfundoj këtë shkrim me një përkufizim epik të Lutfi Hazirit për kthimin e madh që po vie: “Ushtarët e Ibrahim Rugovës, me Vjosa Osmanin dhe ekipin e madh të LDK-së, bash kanë me i “sosë” kundërshtarët politik më 6 tetor”.
Autori:
Mr.Ecc Fitim Redenica dhe
Mr. në E-government.