KORZOJA E QYTETIT – ATY KU TAKOHESHIN TË GJITHË…ATY, KU JETA KISHTE RITMIN E SAJ…
ATY KU FLITEJ PËR DASHURINË, PËR PUNËN, SHKOLLËN, SPORTIN…
ATY KU TREGOHESHIN ËNDRRAT MË TË BUKURA RINORE…
ATY KU KOMENTOHESHIN FILMAT QË I KISHIN SHIKUAR NË KINEMA DHE FILMIN E RADHËS QË DO TA SHIKONIN…
ATY…
Nesër rrëfimi i plotë i dr. Shevcet Mehmetit për korzon e qytetit…Një përshkrim e kujtesë e mrekullueshme dhe plot episode interesante.
Mos harroni, nesër shkrimi i plotë…
Në vitet ’70 – ’80 nuk kishte ndarje nacionale, piktorët e jetës që ngjyrosnin korzon me ngjyra politike kishin vdekur më herët. Zakonisht, deri ne vitet e ’70 të rinjtë shëtiteshin në grupe nga 4-5, ashtu si ishin marr vesh në dhomat e shtëpisë. Telefona pak kishte në shtëpia. Kontaktet bëheshin në prag të derës ose në penxheret e hapura me pamje kah rruga…
Korzoja ishte vendi i dashuriçkave të mëshefta, ku ndahej ndonjë fjalë e ëmbël, ndonjë shikim shigjetues, ndonjë buzëqeshje magjike, ose një shtrëngim dore me sekonda më të gjatë.
Kur korzoja zbrazej në orën 23:00 (11:00 të natës), duke lënë vetminë e rrugës kryesore, në formën lakuriq, thuase gjithë ata njerëz që kaluan deri atëherë dukeshin si mashtrim; thuase kanë ardhur nga një dubiozë e shpirtit te errësuar të një kohe që ka shkuar shumë herët, e që unë isha deshimtar.
Korzoja zgjatej nga kthesa për tregun e gjelbërt te Shtëpia e Mallrave e deri te Shkolla “Vuk Karaxhiç” dhe prapa…/kohapress/