Rexhep Kadriu: Sot mbushen plotë 20 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, saktësisht nga Brigada 171 “Kadri Zeka”.
Pasuria më e madhe për një popull është dashuria e njerëzve për atdheun, gatishmëria për ta dhënë jetën për lirinë, për brezat që vijnë pas. Sot, mbushen plotë 20 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, saktësisht nga Brigada 171 “Kadri Zeka”.
Në shtatorin e ’99-së, i madh e i vogël, fytyra të trishtuara e në të njëjtën kohë krenare, i dhanë lamtumirën e fundit gjithë atyre vajzave e djemve që kishin fatin ta fitonin pavdekësinë. Nuk ka libër që mundet me e përmbledhë në vete gjithë dashurinë, gatishmërinë, guximin, dhe vullnetin e madh për Kosovën, për çlirimin e saj në të gjitha periudhat.
“Kodra e Dëshmorëve”, vendi ku pushon historia, aty ku i bëhet roje lirisë, atdheut, aty ku është baza mbi të cilët është ndërtuar gjithçka që sot kemi.
Lavdi e përjetshme martirëve, heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!