“FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “ e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare; hudhje e mjeteve piroteknike në fushë minuta e 71 ), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro) .
Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )” – thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK’së ndaj Dritës.