Skuadra e Gjilanit pavarësisht humbjes 4:1 nga Trepça ’89 në javën e parë, ka arritur që të rikthehet fuqishëm.
Gjilanasit kanë fituar 4 ndeshjet e fundit, madje nuk kanë pranuar asnjë gol në këtë proces, shkruan Indeksonline.
Ky është fillimi më i mirë që ka bërë skuadra e trajnerit Gentian Mezani në 4 vjetët e fundit.
12 pikë nga 5 ndeshjet e para i kishin fituar edhe në vitin 2015.
Megjithatë, atë edicion Gjilani e kishte përfunduar në vendin e 5-të, ndërsa sivjet siç ka thënë edhe trajneri Mezani, qëllimi është së paku vendi i 3-të që dërgon në kualifikime të Ligës së Evropës.
Aktualisht, Gjilani është lider në Superligë.