GJILANI NËPËR VITE – GAVRANI DHE LUMI DOBRUSHA
———————————————————————————————————
SI U KRIJUE LAGJJA GAVRANI, KUR FILUAN NDËRTIMET E PARA DHE NGA KUSH…
——————————————————————————————————–
SI NDAU SHTETI TROJE PËR KATEGORI TË NDRYSHME QYTETARE? ÇKA NDODHI PASTAJ ME BANESAT E ATYRE QË FITUAN TROJE? PSE FILLOI NDOTJA E LUMIT DOBRUSHA…EDHE SHUMË TË TJERA NË RRËFIMIN MË TË RI TË DR. SHEVQETIT.
KTHIMI NË KOHË
GJILANI DIKUR DHE SOT – NËPËR NGJYRAT E KOHËS
——————————————————————————————————————
KUJTIMET NGA LAGJJA GAVRANI
1.
Isha nxënës i shkollës fillore kur me 5 mars 1967 u bë hapja solemne e stadiumit të futbollit. Ishte olimpiada e shkollave të mesme të Kosovës. Fusha e sportit ishte plot me shikues. Skaj lumit Dobrusha kishin mbetur vetëm disa plepa të gjatë që na freskonin. Afër ishte ura si e vigut që lidhte dy brigjet e lumit. Në afërsi ishte çezmja e Balecit dhe mesxhidi i Balecit pa minare. Me parë në vendin e fushës ishin livadhet e Agushagëve dhe fidanishtja e vjetër, e cila ishte plot me plepa të rendituara si kolonë ushtarake. Verës aty mësoja, më pëlqente vendi. Me 1969 pas portës së stadiumit të futbollit u rregullua fusha e hendbollit, ku luanin: Kena, Enveri, Tunjaku, Muharrem Gashi. Me 1970, Kuvendi Komunal i Gilanit në gazetën zyrtare ofroi troje nga 4 dhe 5 arë, prapa stadiumit. U paraqitën byrokratët (nëpunësit) e qytetit që punonin në administratë, sigurim shtetëror, zyrtarë të politikës dhe ndonjë qytetar. Shumica prej tyre trojet i blenë me kredi.
Ndërtimet e para filluan me 1972; unë (Sh.M.)isha nxënës i shkollës së mesme në vitin e tretë. Filluan ndërtimin e shtëpive, së pari profesori Qazim Selimi nga Kumanova, që ishte dhëdër i mëhallës dhe kishte bashkëshorte mëuesen Hatixhe. Në fillim ndëtimin e nisi dr. Asllani (Elezi), i cili e punoi shtëpinë për merak. Pastaj, shtëpitë i ndërtuan Mulla Halimi, Osman Brestovci, Ali “Berka”. Unë me vëllaun gjatë pushimit veror shkonim si punëtorë me punue. Pastaj filluan ndërtimin e shtepive:, Bozha, Hasan Gashi, Pajazit Zhegovci, Azem Azemi. Në fillim të kësaj lagjeje, kishin shtëpi Vladan Cvetanoviq, drejtor i gjimnazit, Arsiqi që punonte në sigurimin shtetëror, Fatmir Dërmaku dhe Rexhep Hamiti
Shtëpinë e Vlada Cvetanoviqit e ndërtonte Ndërmarrja Shoqërore Ndërtimore “Trajko Periq” nga Kamenica, ndërsa qytetarët nga kurreshtja shkonin me vizitue, por edhe shtëpinë dr. Asllanit.
Ishte verë, zhegu në kulm, unë dhe vëllau Fatmiri bartnim blloka dhe llaç (malter). Ishte mënyra e vetme për t’i ndihmuar prindit.
Lumi Dobrusha kishte ujë të pastër, ne fëmijët zinim peshqi. Pastaj u lejuan edhe disa troje. Skaj lumit, shtëpi ndërtuan: Aliriza dhe imami i Gilanit, Jetish Bajrami.
“Skobllari” ishte fotografist. Pas dështimit të ndërtimit të shkollës “Selami Hallaçi” në lokacionin e vjetër, prandaj u caktua një vrnd tjetër, aty ku është sot. Komuna ndau edhe troje të tjera, tani për qytetarë, disave u dha troje pas konfiskimit të tokave si: Bezit dhe Agushagëve. Komuna ndau troje edhe për kuadro medicinale. Kështu, dr. Hyseni, dr.Ismaili, dr. Jusufi, dr.Sabiti, farmacisti Xheki fituan troje. Por, më vonë fryu një ‘murlan’ ligjor – ata që kishin marr troje duhet t’i kethenin banesat shoqërore që ua kishte dhënë shteti. U bë zhurmë e madhe.
Rrugët ishin me trotuare, skaj rrugëve ishin mbjellur pemët. Vetëshërbimi “Bezi” kishte bërë emër. Selamiu, pronari i “Bezit”, ishte kryesues i KF “Drita”. Unë me Bezin kishim raporte shumë të mira shoqërore, unë isha mjek i klubit.
Në lumin Dobrusha filluan të derdhen kanalizimet, lagjës i vinte erë fekaljesh, peshqit humbën!
Historia e këtij lumi vazhdon edhe sot, siç vazhdon edhe kundërmimi në pjesën përpjetë Gavramit…
/Autor i tekstit: Dr. Shevqet Mehmeti/
/Redaktor për shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku/Kohapress/