Në seancën e VIII-të të Kuvendit Komunal në Gjilan, Festa Shabani-Tahiri ka parashtruar shqetësimin dhe pyetje rreth tezgave të vendosura në lagjen Dardania të cilat janë demoluar e shkatërruar ende pa filluar punën.
Konsideroj që është tejet e nevojshme të funksionalizohet ky treg sa më shpejtë që është e mundur sepse për tregtarët përvec se do krijonte të hyra por dhe për banorët e kësaj zone një treg i tillë vecse do ishte një lehtësi dhe freski me produkte vendore.
Për më shumë, tezgat janë donacion si rezulatat i bashkëpunimit të Komunës së Kumanovës dhe të Gjilanit andaj duhen ruajtur e funksionalizuar sa më parë sepse ka kohë që rrijnë e si pasojë kanë filluar të demolohen nga persona anonim.
Festa Shabani Tahiri
PSD