Festa Shabani-Tahiri, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që Zabeli të ketë një Qendër të Kujdesit Mjekësor Familjar.
Ajo në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të mbajtur me 26 shtator ka kërkuar nga Drejtoria për buxhet dhe financa që në planifikimin buxhetor për vitin 2020 të përfshihet dhe lagjja e Zabelit.
Festa Shabani-Tahiri ka kërkuar të investohet me një ambulantë për arsye se është tejet e nevojshme që një lagje kaq e madhe me numër të madh të banorëve të ketë ambulantën e cila do lehtësonte edhe jetën e banorëve të cilët, sipas saj, për shërbime shëndetësore shkojnë e enden sa në lagjen Arbëria e cila nuk ka kapacitet as për banorët e asaj pjese e sa në qendër e cila është e stërngarkuar.
“Jemi lagje periferike por kemi mbet si katund”, u shpreh ajo.