Besa Baftiu nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se shëndetësia duhet të decentralizohet.
Ajo ka folur të enjten në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Shëndetësia.
“Ne mendojmë se shëndetësia publike është përgjegjësi shtetërore. Shëndetësia do të decentralizohet. Kjo është një nevojë immediate”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, shëndetësia e Kosovës nuk është në gjendje të mirë.
“Qytetarët po ballafaqohen me probleme të shumta. Prioritet i yni do të jetë shëndetësia”, ka thënë ajo.
Baftiu ka thënë se deri në vitin 2014 kur kaloi Ligji për sigurime shëndetësore premtohej shumë, por kur ligji ekziston sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk po funksionon.
“Me ne ato do të jenë në vitin e parë. Pavërësisht nga premiumi, ne do ta përmbushim këte premtim në vitin e pare”, ka thënë ajo