Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se më shumë kanë emigruar në vitet pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova sesa edhe në kohën e okupimit dhe se kjo prirje është në grahmat e fundit.
“Me numrin 126 erdhi dita që të investojmë në arsim e shëndetësisë, infrastrukturë e energji”, u zotua Kurti.
“Lëvizja nuk do t’i vazhdojë proceset nëpër të cilat ka mbetur peng vendi, por do ta çlirojë atë në procese të reja. “Erdhi dita të investojmë në energji, industri e bujqësi që t’i hapim fabrikat, t’i punojmë arat dhe ta rrisim punësimin”, shtoi Kurti.
VV thotë se Qeveria Kurti zotohet se do t’i sigurojë ilaçet bazë dhe do të garantojë kujdesin shëndetësor publik që meritojmë e na takon.
Barazia mes qytetit e fshatit do të rritet duke investuar në ujin e pishëm, ndriçimin, kanalizimet, ujësjellësat, çerdhet e infrastrukturën publike kudo në Kosovë