Dy lagjet e mëdha të Gjilanit, Arbëria dhe Zabeli, i kanë dhënë sot mbështetje enorme kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, se kjo prezencë e madhe e simpatizantëve, nuk le për shumë fjalë, për të shtuar se ky është masovitet më i madh sesa i një lideri, jabangji, të një partie tjetër.
Në emër të këtyre nëndegëve ka folur, Avdyl Aliu, njëherit anëtar i Shtabit, i cili pohoi se kjo armatë e fuqishme është rikonfirmim i fitores plebishitare sikur në kohën e Rugovës dhe në të njejten kohë, deklasim për kundërshtarët politikë, përderisa e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Kandidati për deputet, Imet Rrahmani (35), i cili është edhe kryetar i nëndegës së Arbërisë, është shprehur tejet i emocionuar me këtë masovitet në këtë sallë të bukur që e ndërtoi kryetari Lutfi Haziri, në qeverisjen e tij.
“Ju falënderoj pafund për këtë përkrahje masive dhe për besimin që e keni për ne. Ju premtoj se do të jemi zëri juaj i fuqishëm në Kuvend. Këto dy lagje janë bërë pjesë të rëndësishme të Gjilanit me investimet e mëdha në qeverisjen komunale të kryetarit Haziri. Gjilanasit nuk do të mashtrohen nga ata që po i gënjejnë kinse për investimet në shëndetësi, e në fakt ata i kanë blerë 10 litra ngjyrë dhe po e shesin në opinion mashtrimin e madh”, ka thënë Rrahmani.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), u shpreh se ky është një besatim i madh për të ecur drejt fitores së madhe më 6 tetor, duke shtuar se do të bëhet ndryshim i madh për t’i dhënë shije lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.
Kandidati Fatmir Rexhepi (20), i ka falënderuar për këtë mbështetje simpatizantët, duke thënë se Kosovës i duhet që më 6 tetor t’ia kthejmë demokracinë, derisa theksoi se borxh dhe mision më të madh Gjilani dhe Kosova nuk ka, për një besëlidhje të re për Vjosën kryeministre dhe ekipin e madh të LDK’së.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se ashtu qysh po duket kjo sallë ‘rrast’, në këtë mënyrë edhe do të fitojmë më 6 tetor, duke i falënderuar për këtë vullnet, angazhim dhe masovitet që në familjet gjilanase të jetojnë me dinjitet.
Kandidati për deputet, Faton Bislimi (44), gjatë adresimit para qindra simpatizantëve, tha se sonte i keni treguar jabangjive se vetëm dy nëndegë bëjnë më shumë njerëz e përkrahje sesa krejtë partitë e tyre, ndërsa theksoi se ju e keni dhënë besën që më 6 tetor LDK do të shënoj fitoren sikur në kohën e Rugovës.