Së bashku me Amerikën, Kosova është më e fortë, më e sigurt në rrugën e saj të suksesit. Së bashku me Amerikën, ne do ta fitojmë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do ta ruajmë sovranitetin e integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka prioritet kryesor forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Vetëm përmes mbështetjes së fortë të tyre, ne do t’ia dalim të fitojmë luftën kundër korrupsionit, ta zhvillojmë ekonominë dhe t’u japim të rinjve shpresë për të ardhmen, që të mos largohen prej vendit. Unë jam i bindur që së bashku me Amerikën, së bashku me miqtë tanë evropianë, ne do ta ndërtojmë të ardhmen e sigurt në Kosovë për qytetarët dhe shtetin!