Kandidati i PDK-së për Kryeministër vendi, Kadri Veseli, ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës.
Si kryeministër i ardhshëm do të ofrojë përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashingon, në Bruksel dhe kudo në botë”, ka shkruar Veseli, njofton Klan Kosova.