Derisa subjektet politike përmbyllën dje fushatën zgjedhore, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote nesër pritet t’u drejtohen kutive të votimit. Me këtë rast ata do ta kenë mundësinë të vendosin për ndryshimin e kërkuar për vite me radhë. Në këtë mënyrë sovrani do ta japë verdiktin për triumf uesin e zgjedhjeve dhe do të vendosë se kë do ta ndëshk ojnë më 6 tetor.
Rreth 2 milionë qytetarë të Republikës së Kosovës gëzojnë të drejtën për të votuar nesër, më 6 tetor dhe për të vendosur se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës. Rrjedhimisht këtë të diel qytetarët do ta përcaktojnë edhe subjektin fitues të zgjedhjeve nacionale për vitin 2019.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e ri elektoral. Në këtë ditë do të jenë të angazhuar mbi 30 mijë vëzhgues, të cilët do të kontribuojnë në ruajtjen e votës.
Në mesin e tyre rreth 3 mijë vëzhgues të angazhuar do të jenë vetëm nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demok racia në Ve prim” (DnV)./Zëri/